Grupet e punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së akoma nuk kanë nisur takimet për tejkalimin e dallimeve në pakon e ligjeve të rëndësishme për datën e bisedimeve me BE-në.
Opozita ndonëse ka përcaktuar njerëzit, emrat e tyre nuk i bën të ditur për faktin që të njëjtit akoma nuk janë shqyrtuar nga të gjitha organet partiake. Derisa partia nuk merr vendim tjetër, për momentin dënimet për 27 prillin nuk rrezikojnë bisedimet.
Ka disa ekspertë të cilët janë paraparë për të qenë pjesë e ekipeve negociuese. Megjithatë, emrat e tyre duhet shqyrtuar nga të gjitha organet partiake dhe votuar nga trupat që më pas të mund të kumtohen emrat e tyre. Ajo që mund të themi është se grupet janë në komunikim me Qeverinë, por do të lëmë që si fillim procedura të përfundojë tek në parti dhe më pas do të dihet publikisht se kush janë”. – theksoi – Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së
Me grupin e LSDM-së për dallimet në Ligjin për Prokurorinë Publike dhe propozimin për përfshirjen e PSP-së në kuadër të organit të përgjithshëm të akuzës, do të udhëheq ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Gjatë fundjavës ishte planifikuar përcaktimi i agjendës, megjithatë takimet janë shtyrë për faktin që Deskoska është në udhëtim zyrtar.
Shumica parlamentare pret që Ligji mbi Prokurorinë Publike dhe Ligji mbi Agjencinë për Siguri Kombëtare të harmonizohen dhe votohen deri në fund të muajit mars, respektivisht para fillimit të fushatës presidenciale.
Opozita nuk potencon vërejtjet në propozim-ligjin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, ndërsa në Ligjin mbi Prokurorinë Publike, partia e Hristijan Mickoskit kërkon që si fillim palët të merren vesh për kryeprokurorin e propozuar nga opozita, të arrihet marrëveshje për hapjen e rasteve për të cilat opozita dyshon se janë të montuara politikisht dhe në fund të harmonizohen qëndrimet edhe për përfshirjen e PSP në kuadër të Prokurorisë së Përgjithshme, por pa Katica Janevan dhe një pjesë të prokurorëve special në të.
Edhe pse për miratimin e propozim-ligjeve të lartpërmendura nevojiten 2/3 e votave, partitë politike shqiptare nuk janë të përfshira në proces. Pjesë e konsensusit politik kërkojnë të jenë edhe grupi i 8 deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja.