Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot u bëri thirrje partive politike t’i tejkalojnë, siç tha, pozicionet e ngushta partiake dhe politike sa i përket ligjit për prokurori publike, të gjendet kompromis dhe para së gjithash në mënyrë simbolike të dërgojmë porosi se jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në luftën me korrupsionin të nivelit të lartë. Osmani, përkujtoi se ligji nuk është kushtëzuar nga Këshilli Evropian apo Komisioni, por se është me rëndësi për vende të caktuara anëtare, si Holanda dhe Franca.
“Pavarësisht se të gjithë e kemi të qartë se çështjet që duhej të rregullohen me ligjin për prokurori publike tashmë janë rregulluar me faktin që prokuroria publike e vazhdoi punën e prokurorisë speciale publike atje ku ajo mbeti me ndërmarrjen e lëndëve, ndërmarrjen e arkivit, ndërmarrjen e të punësuarve, por megjithatë nevojën për miratimin e ligjit me dy të tretat për luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë ka edhe rëndësi simbolike sepse tregon edhe përkushtim dhe konsensualitet të të gjitha partive, spektër të plotë të partive politike në shtet të përfshihen në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, tha Osmani duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Zëvendëskryeministri theksoi se kjo çështje është fokusuar në perceptimin e vendeve të caktuara anëtare si parakusht për vendosjen e shtetit ligjor dhe se prej këtu është shumë me rëndësi të mos lëmë hapësirë për debate në vendet – anëtare a jemi të gatshëm të miratojmë ligj që ka të bëjë në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë.
“Kjo është me rëndësi të veçantë për Holandën dhe veçanërisht për Francën. Për këtë u bëj thirrje të gjitha partive politike të tejkalojnë pozicionet e ngushta partiake dhe politike sa i përket këtij ligji dhe të gjejmë një mes dhe të gjejmë kompromis të gjejmë para së gjithash në mënyrë simbolike si porosi se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë pavarësisht dallimeve tona partiake kur ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Ndërkaq do të them duke pasur parasysh se të gjitha çështjet janë zgjidhur në mënyrë thelbësore, por ne duhet të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje para shpërndarjes së Kuvendit të gjejmë zgjidhje kompromisi”, tha Osmani.
Ligji për prokurori publike, përsëriti ai, nuk është bençmark formal.
“Nuk është shkruar në asnjë dokument në këshillat e Bashkimit Evropian se ne kemi diçka shtesë sepse kemi pasur rekomandim pa kusht nga Komisioni, për këtë patëm rekomandim të pranuar pa kusht nga Këshilli vetëm që nuk patëm vendim për fillimin e negociatave. Këshilli nuk tha keni edhe një bençmark, por individualisht vendet – anëtare, vende të caktuara anëtare konsiderojnë se ky ligj është parakusht i rëndësishëm për vendosjen e shtetit ligjor”, tha zëvendëskryeministri.
Sipas tij, miratimi i këtij ligji do të ishte shenjë pjekurie se pavarësisht nga dallimet partiake që i kemi, kur ka të bëjë për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë i tejkalojmë dallimet partiake.I