“Dje e lëshuam në procedurë parlamentare Ligjin për Prokurori Publike, ligj që duhet të miratohet me 2/3 e votave, shumicë kjo të cilën akoma nuk e kemi të siguruar, por është e rëndësishme se në nivel të koalicionit qeveritarë arritëm pajtueshmëri rreth tekstit i cili jep qëndrueshmëri të plotë Prokurorisë Speciale Publike dhe e shndërron në organ të përhershëm.
Nuk ofron kurrfarë amnistie të fshehur por të gjitha procedurat që kanë filluar para dhe të cilat janë në fazën e akuzave apo në fazën e hetimeve, apo në fazën e parahetimeve në pajtim me ligjin e ri do të vazhdojnë.