Ligji i ri për tregjet e gjelbërta, tregtarët: Nuk jemi të informuar sa duhet

Derisa Oda e tregtarëve njoftoi gatishmërinë për fillimin e procesit të dhënies së licencave për shitësit në tregjet e gjelbërta, këta të fundit akoma nuk i dijnë detajet rreth këti ligji, të ri i cili pritet të hyj në fuqi nga 1 janari i vitit 2019.

Marketing

Tregtarët e anketuar nga TVM2, shprehen se përpos që nuk kanë infomracione të majftueshme për ligjin e ri, ata kanë frikë se përmes licencave do tu rriten shpenzimet.

“Deri tash nuk kam shitur asgjë. Ne nuk dijm asgjë sjemi marrur vesht asgjë, nuk dijm a do na kërkojnë apo jo licenca. Për këtë çështje jemi të informuar vetëm përmes televizionit”.

“Me këto licneca po na marrin edhe më shumë para jo me na dhënë, pak duhet të mendojnë për popullin. Dhasht Zoti të bëhet diçka edhe ne ashtu kemi degjuar por nuk ma merr mendja”.

Çfarë kushtet ka këtu që ata të kërkojnë licennca, a janë të vetëdijshëm. Jemi në periddh të dimirt dhe zero gjithçka është, nuk lëviz asgjë. Une deri më tani nuk kam pasur stash pune çfarë do më duhet tash, ku kanë qenë deri më tash” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Por në Odën e tregtarëve mendojnë ndryshe. Kryetari i kësaj Ode, Ekrem Dolek, thotë se për dallim nga ligji për fiskalizim, ky ligji është me kosto shumë më të ulët.

“Ligji është shumë i lehtë për tu implemetuar dhe në aspektin e harxhimeve ligji është shumë i lire. Ashtu që kur të shohin benefitin dhe realitetin e këtij ligji vetë pazarxhinjët besoj që gjithë do të pajtohen dhe do të jenë të kënaqur me sjelljen e këtij ligji” – tha Kryetari i Odës së Tregtarëve, Ekrem Dolek.

Propozim-ligji për tregti në tregjet e gjelbërta përmban 48 nene, ndërsa disa nga pikat kryesore janë: Regjistrimi i firmës nuk do të bëhet përmes Regjistrit Qendror, por regjistrimi do të bëhet me liçenca apo lejet e veprimtarisë, të cilat do ti japë Oda e Tregtarëve, sigurimi shëndetësor dhe pensional do të bëhet me tarifën e bujqve vetanak, si tarifë më e kapshme, ndërsa tatimi personal të paguhet në mënyrë paushale, me qëllim që tu shmangen procedurave burokratike.

Marketing