Propozim ligji për parandalimin e tregtisë jo korrekte sërish në procedurë parlamentare. Në Komisionin për çështje evropiane kaloi edhe leximin e dytë për tu proceduar në Seancë Plenare. Dy amendamentet e parashtruara nga VMRO DPMNE u refuzuan. Në amendamentin e parë u theksua ndryshime në Nenin 8, paragrafi 5 i këtij propozim ligj ku citohet se:
“Nenin 8, paragrafi 5, i Ligji për tregti jo korrekte “Nuk llogaritet si praktikë jo korrekte kur furnizuesi me detyrim i kërkon blerësit që në formë të shkruar në marrëveshjen për furnizim që të mënyrë reale të dëshmoj kostot e shpenzimeve për njësi apo pagesën totale sipas çmimit blerës.”
Në amendamentin e dytë u theksua ndryshime në Nenet 33-34-35 ku afati i paraparë ligjor të zëvendësohet me një afat të ri prej 30 ditës të zbatimit.
“Nenet 33-34-35 të Ligjit për tregti jo korrekte “Pasi që aktualisht propozimi është për afat 6 mujor për ti dhënë hapësirë Komisionit për mbrojtje të konkurrencës për të vënë në zbatim këtë ligj.”
Deputetët e VMRO DPMNE-së në këtë komision thanë se ligji nuk rregullon çmimet me pakicë dhe mundësitë për manipulim të tregtarëve janë të mëdha nëse të njëjtin mall e tregtojnë nëpër disa furnitorë për të shumëfishuar marzhën. Madje ata thonë se edhe malli i importuar nga jashtë mund të manipulohet me fatura fiktive, kinse i blerë më shtrenjtë për të rritur koston e shpenzimeve të tyre.
“Ky ligj nuk i rregullo çmimet, askund në propozim ligj nuk ka rregullim të statusit të tregtarëve që ri blejnë, nuk ka të rregulluar importin nga jashtë dhe nuk janë të rregulluara faturat fiktive. Në zinxhirin, në vend që një furnitor nga prodhuesi të dërgoj tek tregtari me pakicë, mund të paraqiten disa ri blerës duke e rritur marzhën, për shembull nëpër tre duar të tregtarëve të kaloj i njëjti mall nga 10% arrin 30%”, tha Zdravko Trajanov, Deputet i VMRO DPMNE-së.
Zëvendësministri i Ekonomisë Zoran Manevski, tha se të gjitha pikat janë diskutuar nga shoqatat e konsumatorëve dhe odat ekonomike në vend, ku ligji ka qenë i publikuar edhe në formë elektronike.
“Nga Shoqatat e konsumatorëve është kërkuar kjo, kohë të gjatë ka qenë ligji në ENER, ata kërkuan ta vendosim këtë nocion sepse deri më tani nuk ka pasur të vendosur asnjë çmimore nga blerësit. Me kërkesë të atyre organizatave vlerësojmë se duhet të lihet ky formulim sepse edhe furnitorët edhe blerësit do të dinë çmimin që më parë dhe do kemi element shtesë të vërtetojmë nëse zbatohet ndonjë praktikë jo korrekte”, tha Zoran Manevski, Zëvendësministër i Ekonomisë.
Nuk dihet se kur ky ligj do të dërgohet para deputetëve në seancë plenare. Ndërkohë pas miratimit të tij nevojiten gjashtë muaj që Komisioni për parandalimin e konkurrencës të harmonizoj dispozitat për të zbatuar kompetencat e saj. Sipas këtij ligji, do të ndalohen praktikat tregtare jo korrekte ndërmjet furnitorëve dh tregtarëve që fitimi i ashtuquajtur ‘rabat’ të mos jetë më i lartë se 10%, në mënyrë që kjo të ndikoj në ulje të çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë, pijeve dhe të fruta perimeve.