“Ligji mbi të gjitha” Meta reagon për qëndrimin e DASH

Këtë të premte Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi mbi deklarimet e forta të djeshme të Presidentit Meta, i cili nuk i kurseu akuzat në drejtim të disa ambasadave të huaja në vend, përfshi dhe atë të SHBA-ve.

Marketing

DASH reagoi duke u shprehur se është në dijeni të deklarimeve të Metës dhe se po e vëzhgon me kujdes situatën (ditën e djeshme Meta denoncoi se zëdhënësit i tij është shantazhuar nga një ambasadë e huaj)

Këtë të premte pasi kërkoi referendum në një konferencë të jashtëzakonshme, Meta ka reaguar dhe mbi deklarimin e DASH, duke u shprehur se e përshëndet deklarimin amerikan dhe veçanërisht qëndrimin se ‘respektimi i ligjit është mbi të gjitha’.

Deklaratë e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Presidenti Meta përshëndet qëndrimin e DASH se: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur.