Ligji për amnisti, pret nënshkrimin e Ivanovit

Ligji për Amnisti sot është dorëzuar tek kabineti i Kryetarit të Shtetit Gjorge Ivanov, ku pritet që ta nënshkruajë, theksojnë nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas informacioneve Ligji do të nënshkruhet në afat të shkurtër kohor.

Marketing

Pas votimit të Ligjit të mbrëmshëm i cili u votua në Kuvend me 95 vota “PËR” dhe asnjë kundër, pasi që të nënshkruhet nga Presidenti i Maqedonisë do të duhet të shpallet në Gazetën Zyrtare, ku nga ai moment do të hyjë në fuqi.

Të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, sipas Ligjit posedojnë afat kohor prej 5 ditësh që të dorëzojnë kërkesat për amnisti. Pas kërkesave të dorëzuara nga të akuzuarit në afat kohor prej 5 ditësh do të vendos Gjykata, gjegjësisht Këshilli gjyqësor i cili e udhëheq këtë lëndë në krye me Kryetaren Dobrila Kacarska dhe në konsultim me Prokuroren Publike e cila e ka ngritur akuzën Vilma Ruskovska.

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe Surija Rashidi nuk e kanë mbështetur ligjin për amnisti.