Kreu i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi se gjatë ditës së nesërme ky institucion nuk do të ketë në rend nismën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së nenit 11a të Ligjit për falje. Ai nuk deshi të komentojë nismën dhe as vendimin e Komisionit juridik-ligjvënës në Kuvend por shtoi se Kushtetuesja me kujdes i shqyrton të gjitha lëndët. Komisioni parlamentar, ditë më parë nuk pranoi nismën për interpretim autentik të ligjit për falje duke konstatuar se ky nen nuk ekziston. Nëse Kushtetuesja nuk merr parasysh konkluzionin e Kuvendit dhe vendos që neni 11a është jo-kushtetues, 56 faljet e ish Presidentit Gjorge Ivanov rrezikojnë të kthehen në fuqi.
Ne me vëmendje të veçantë i shqyrtojmë të gjitha lëndët. Lëndët janë në proces dhe të paragjykoj ose të komentoj lëndë që janë në proces nuk do të kishte ndonjë vlerë të theksuar sepse ne punojmë me kujdes për të gjitha lëndët. Opinion në kohë do të njoftohet nëpërmjet shërbimeve tona – tha Sali Murat, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.