Ministria e Drejtësisë po përgatit ligjin e ri për falje. Në takimin e sotëm të grupit punues për këtë propozim-ligj u tha se parashihet që me dispozitat e reja ligjore, të gjithë të gjykuarit dhe familjarët e tyre të afërm, të mund të që iniciojnë procedurë për falje përmes lutjes ndërsa do të hiqet praktika e faljes sipas detyrës zyrtare. Përveç kësaj, nuk do të ketë më falje për ndjekje penale dhe as për personat të cilët janë në gjykim, por vetëm për ata të gjykuar me aktgjykim të plotfuqishëm, përkatësisht të konfirmuar edhe nga gjykata e shkallës së dytë. Gjithashtu janë paraparë edhe shkurtim të afateve të parapara për këtë. Falja është një nga kompetencat themelore kushtetuese të presidentit të vendit. Kuadri ligjor që rregullon këtë është krijuar për herë të parë në vitin 1993 dhe është ndryshuar dhe plotësuar dy herë, në vitin 2009 dhe 2016. Në vitin 2021, ish-ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq e tërhoqi listën ku parashihej falja e të dënuarit Sead Koçan, Aleksandar Vasilevski dhe Boban Iliq. /Alsat.mk