Ligji për furnizime publike test për nëpunësit shtetëror

“Ofertë më e volitshme ekonomike” do të jetë parimi i ri i selektimit gjatë realizimit të furnizimeve publike, por a është dhe sa është e gatshme administrata shtetërore ta pranojë dhe ta zbatojë në praktikë, do të kuptohet pas 1 prillit të vitit 2019, thonë ekspertët.

Marketing

Dhe derisa kompanitë e përshëndesin Ligjin për furnizime publike edhe pse në të, siç thonë, nuk janë futur një pjesë e kërkesave dhe sugjerimeve të tyre, ekspertët porosisin se nuk është e rëndësishme rregullorja vetëm të vendoset në letër, por edhe si të zbatohet dhe implementohet.

“Oferta më e volitshme ekonomike do të jetë parimi i ri i selektimit në procesin e furnizimeve publike. Ajo në praktikë është shumë e rëndë për t’u zbatuar. A është mjaft e gatshme administrata të zbatojë lloj të tillë të furnizimeve? Këtu nuk është vetëm evaluimi i ofertave, por shumë më e rëndësishme është se si do të bëhet dosja e tenderëve, cilat janë kriteret që do të vendosen brenda, a janë mjaft të gatshëm nëpunësit që do të jenë në komisione realisht ta zgjedhin ofertën më të volitshme të vërtetë ekonomike.

Ekspertë lokal në këtë fushë ka shumë, por sa do të përfshihen ata realisht në implementimin e Ligjit të ri, mbetet të shihet”, deklaroi drejtori i shtëpisë konsultuese “Epiqendër”, Lubomir Dimovski para info-sesionit të sotëm në Odën ekonomike të Maqedonisë.

Ligji, konsideron Dimovski, do të mundësojë garë të drejtë dhe reale mes firmave në vend, si dhe cilësi më të mirë për paratë që i jep shteti, por në të njëjtën kohë mbesin shumë sfida të cilat janë më të lidhura me mënyrën e zbatimit të tij.

“Për përshëndetje është ajo që me Ligjin e ri braktiset koncepti i çmimit më të ulët dhe sërish shkohet drejt ofertës më të volitshme ekonomike, përkatësisht merren parasysh edhe kriteret shtesë. Për përshëndetje është edhe ajo që nga ankandet elektronike janë marrë shërbimet intelektuale me shikim se këtu është shkuar deri te rënia shumë e ulët e çmimeve. Është rritur edhe transparenca. Megjithatë, pjesërisht është pranuar kërkesa jonë të bëhet kontroll i trupit të jashtëm, të pavarur gjatë realizimit të marrëveshjeve dhe plotësimit të obligimeve. Është pranuar vetëm obligimi të shpallen marrëveshjet e realizuara të sistemit elektronik, por kontrolli mbetet në suaza të organit të dakorduar. Ai e zbaton kontrollin”, theksoi Pavlina Dimovska, konsultuese juridike nga “Epiqendra”.

Kompanitë kanë kërkuar, plotësoi Dimovska, në sistemin elektronik të publikohen jo vetëm marrëveshjet e lidhura, por edhe anekset e tyre, si dhe marrëveshjet e realizuara sepse Ligji për furnizime publike e ka rregulluar segmentin deri në momentin e lidhjes së marrëveshjeve, ndërsa më tutje janë zbatuar dispozitat e Ligjit për marrëdhënie obligative.

“Duhet të ketë kontroll dhe transparencë mbi realizimin e marrëveshjeve, a plotësohen sipas dokumentacionit të tenderit dhe ofertës dhe nga ana e organeve shtetërore a bëhet pagesa në kohë. Kërkesa nga bashkësia e biznesit ishte edhe gjatë përcaktimit të kritereve për zgjedhje të ofertës më të volitshme ekonomike të përpunohen aktet nënligjore që do t’i përfshijnë sektoret, sepse ka specifika gjatë furnizimit të pajisjes pavarësisht se për çka bëhet fjalë – IT shërbime, bujqësi,… Ajo nuk ishte pranuar”, theksoi konsultuesja.
Kompanitë megjithatë pajtohen se nga Ligji i ri për furnizime publike presin zvogëlim të mundësisë për keqpërdorime eventuale, sigurim të konkurencës dhe trajtim të barabartë.