Ligji për gjuhë dhe kush e ka shkelur Kushtetutën

Me nënshkrim të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe ligji për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës u shpall në Gazetën zyrtare, gjë që shkaktoi reagime nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Marketing

Xhaferi së bashku me dekretet e ligjeve, në Gazetën zyrtare ka dorëzuar edhe sqarime shtesë për shkaqet pse është nënshkruar vetëm nga ai, e jo edhe nga presidenti Ivanov, e këtë e elaboroi edhe dje në konferencën për shtyp në Kuvend. Sipas Xhaferit, Ivanovi me nënshkrimin e dy ligjeve nuk i plotësoi detyrimet që kanë dalë nga Kushtetuta dhe ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Për presidentin Ivanov, publikimi i ligjeve për përdorim të gjuhëve dhe për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës në Gazetën zyrtare pa nënshkrim nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, është antikushtetues.

Me dorëzimin e këtyre dy ligjeve në Gazetën zyrtare, siç thekson Ivanov është shkelur ligji 75 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, ndërsa publikimi i ligjeve është bërë ilegalisht dhe paraqet bazë për përndjekje penale. Ai konsideron se ky është momenti kush do të tregojë nëse në Republikën e Maqedonisë ekziston Gjykatë Kushtetuese, nëse funksionin prokuroria, nëse ka me të vërtetë gjyqësor dhe nëse ka sundim të ligjit.

“Pyetem, nëse përfaqësuesit e lartë të bashkësisë ndërkombëtare, që e mbështesin këtë koalicion qeveritar do të paraqiten dhe do ta mbështesin këtë mënyrë të miratimit të ligjeve? Nëse do t’i mbështesin këto precedente, që sjellin pasoja dhe dëm për të drejtën dhe shtetin juridik dhe nëse precedentet e këtilla zbatojnë në shtetet e tyre, nënvizon në deklaratën me shkrim shefi i shtetit.

Ndaj këtyre akuzave u përgjigj Xhaferi se presidenti i shtetit “i ka përzier kabllot” dhe gjithçka është bërë sipas dispozitave nga Rregullorja kuvendore. Ivanovi, sipas tij, me mosnënshkrimin e dy ligjeve nuk i ka plotësuar detyrimet e tij që dalin nga Kushtetuta dhe ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Unë i kam dhënë kohë të gjatë për dy dekretet, për të parin për ligjin për gjuhët kishte një vit, ndërsa për të dytin gjashtë muaj. Unë e kam ndërmarrë atë që është në kompetencën time institucionale dhe nuk konsideroj se kam shkelur diçka, shtoi kryetari i Kuvendit.

“Nuk thash se do të kërkoj impiçment, por kompetenca e pushtetit ligjvënës është që të kërkojë përgjegjësi nga presidenti. Kjo është në kompetencë të deputetëve dhe ata mund të ngrisin impiçment për presidentin”, theksoi Xhaferi.

Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë e mbështesin vendimin që dy ligjet të shpallen në Gazetën zyrtare të RM-së, me nënshkrim të kryetarit të Kuvendit, duke pasur parasysh siç theksojnë, shkeljen e Kushtetutës nga ana e presidentit Gjorge Ivanov.

VMRO-DPMNE paralajmëroi se do të ngritë kallëzim penal kundër Talat Xhaferit dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare, por edhe kundër të gjithëve për të cilën do të vërtetohet përgjegjësia se e ka shkel ligjin, për shpallje të ligjit për dygjuhësi pa nënshkrim të presidentit të shtetit. Nga partia paralajmërojnë se në mënyrë shtesë do të ngrisin nismë për hetim të kushtetueshmërisë së ligjit për dygjuhësi në Gjykatën Kushtetuese.

Nga NP Gazeta zyrtare theksojnë se secili është i detyruar ta respektojë Kushtetutën. “Gazeta zyrtare është e detyruar t’i publikojë ligjet dhe dispozita tjera në afat prej tetë ditëve nga miratimi i tyre”, kumtoi Ndërmarrja publike pas paralajmërimeve se edhe nga ata do të kërkohet përgjegjësi publike. Nga atje thonë se do të ngrisin procedurë gjyqësore dhe nuk do të lejojnë përzierje të politikës në punën e tyre.

Ligji për përdorim të gjuhëve dy herë është votuar në Kuvend më 11 janar dhe më 14 mars të vitit të kaluar, por presidenti i shtetit Gjorge Ivanov refuzoi që ta nënshkruajë, me elaborimin se është antikushtetues.

Me ligjin parashikohet që në të gjitha organet të pushtetit ekzekutiv në Republikën e Maqedonisë, institucione qendrore, ndërmarrje publike, agjenci, drejtori, institucione dhe organizata, komisione, persona juridikë, të cilët kryejnë autorizime publike konform ligjit dhe institucioneve tjera, gjuha zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të tij të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabeti i tij. .