Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje pasdite ka firmosur Ligjin për gjuhët. Ligji me firmën e Xhaferit u dërgua në Gazetën Zyrtare dhe pas shpalljes në Gazetën Zyrtare menjëherë hyn në fuqi.
Ky Ligj kryesisht ka të bëjë me avancimin dhe përdorimin më të gjërë zyrtar të gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në vend, informon INA.
Detaje nga ligji, por edhe linkun e plotë ku është ligji në tërësi.
Ligji për përdorimin e gjuhëve
Neni 1
(1) Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në raportet e saja ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.
(2) Gjuhë tjetër që e flasin më së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe shkrimi I saj (shqip) në pajtim me këtë ligj.
(3) Në të gjitha organet e pushtetit shtetërorë në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata dhe ente, komisione, persona juridik që kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucione tjera, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe alfabeti dhe gjuha që flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrën e përcaktuar me këtë ligj.
(4) Në njësitë e vetëqeverisjes lokale gjuha dhe shkrimi që e përdorin më së paku 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare, përveç gjuhës maqedonase dhe alfabeti I saj cirilik. Për përdorimin e gjuhëve dhe alfabetin që e përdorin më pak se 20% e qytetarëve në njësitë e vetëqeverisjes lokale, vendosin organet e njësive të vetëqeverisjes lokale.
(2) Në pajtim me të drejtën e qytetarëve për ta përdorur cilën do prej gjuhëve zyrtare të nenit 1 paragrafi (1) dhe (2) të këtij ligji, në procedurat gjyqësore, administrative, përmbaruese, procedurave para hetimore dhe hetimore, procedurave penale dhe procedurave për kundërvajtje, procedurës kontestimore dhe jashtëkontestimore, procedurave për zbatimin e sanksioneve dhe procedurave tjera të parapara me ligje tjera, gjykatat, prokuroritë publikë dhe të gjitha organet, subjektet dhe institucionet tjera janë të obliguara ta mundësojnë shfrytëzimin dhe përdorimin e cilësdo gjuhë zyrtare nga neni (1) dhe (2) dhe alfabetet e tyre në këto dhe procedura tjera.
(3) Në institucionet nga neni 1 paragrafi (3) të këtij ligji të pushtetit shtetërorë në Republikën e Maqedonisë gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha që e flasin më së paku 20% të qytetarëve në R.M. dhe alfabeti I tyre dhe atë në: komunikimin, përdorimin dhe zbatimin në të gjitha procedurat e qytetarëve para të gjitha organeve që e përbëjnë pushtetin qendrorë (Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Kryetari I Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjykatat, Prokuroria publike), Gjykata Kushtetuese, Avokati I Popullit, në procesin zgjedhor, arsimor, shkencor, shëndetësor, kulturor, zbatimin e autorizimeve policore, veprimtarisë radiodifuzive, noteriatit, përmbarimit, objekteve infrastrukturore, evidentimit amë, dokumentet personal, financat, ekonomia si dhe në sferat tjera.
Neni 3
Funksionarët e zgjedhur ose të emëruar të institucioneve nga neni 1 paragrafi (3)dhe neni 2 paragrafi (3) të këtij ligji si dhe institucionet tjera selia e të së cilave është në Shkup apo në komunat në të cilat më së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, në komunikimin e tyre zyrtarë e përdorin gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik të saj si dhe gjuhën që e flasin më së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin е saj në qoftë se më së paku një nga të zgjedhurit ose të emëruarit që është funksionar flet gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.
Neni 5
(1) Në punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti I saj cirilik si dhe gjuha që e flasin më së paku 20% e qytetarëve në RM dhe alfabeti i saj.
(2) Seancat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë udhëhiqen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.
(3) Kur me seancat e Qeverisë, komisionet si dhe kolegjiumet gjeneralë udhëheq funksionar i zgjedhur apo i emëruar i cili flet gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të cilën gjuhë e flasin më së paku 20% e qytetarëve në RM, të njëjtat i udhëheq në atë gjuhë dhe shkrim.
(4) Funksionar i zgjedhur ose I emëruar I cili flet gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase, të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve në RM, në seanca të Qeverisë, në komisione të Qeverisë dhe në kolegjiume gjeneralë flet në atë gjuhë.
Neni 8
(1) Monedhat e letrës dhe të farkuara, si dhe pullat postare do të mbajnë simbole të cilat do ta paraqesin trashëgiminë kulturore të qytetarëve të cilët e flasin gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve në RM dhe alfabetin e saj.
(2) Markat postare, fletëpagesat, raportet fiskale që dalin nga institucionet e nenin 1 paragrafi (3) dhe neni 2 paragrafi (3) të këtij ligji, banderolat, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e saj.
(3) Uniformat e policisë; zjarrfikësve; shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj.
Neni 9
(1) Në procedurat gjyqësore, administrative, përmbaruese, procedurat për ekzekutimin e
sanksioneve, para hetimore dhe hetimore, procedurat penale dhe për kundërvajtje, procedurat kontestimore dhe jashtëkontestimore si dhe procedurat tjera para gjyqeve, prokurorive publike si dhe të gjitha organeve tjera, trupave dhe institucioneve, aplikohet gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik si dhe gjuha të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabeti I saj.
(4) Institucionet e cekura në paragrafin (1) të këtij neni janë të detyruara të mundësojnë përkthim të të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe materialeve si dhe përkthim simultan të prononcimeve, deklaratave dhe seancave në punën apo procedurën të cilat udhëhiqen.
(5) Mossigurimi i përkthimit të të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe materialeve gjegjësisht mossigurimi I përkthimit simultan përgjatë gjithë procedurës paraqet shkelje thelbësore të procedurës.
Neni 10
9
(1) Në procedurë para noterit, dokumentet dhe verifikimet materiale mund të lëshohen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në RM dhe alfabetin e saj.
(2) Po ashtu edhe në procedurën para përmbaruesit…
Neni 11
(1) Institucionet kompetente për menaxhimin e institucioneve për ekzekutim të sanksioneve si dhe vetë institucionet kompetente për zbatimin e sanksioneve (burgje) janë të detyruara në komunikim dhe procedurë të zbatojnë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj si dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në RM dhe alfabetin e saj nëse personi për të cilin bëhet fjalë e flet gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në RM.
Neni 13
Dokumentet personale me kërkesë personale shtypen edhe në shqip….sqarimi si më poshtë:
(1) Qytetarëve të cilët flasin gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase e cila gjuhë nuk është gjuhë të cilën e flasin 20% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, me kërkesë të tyre personale, formulari I pasaportës dhe fletudhëtimi shtypen edhe në gjuhën dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari.
Neni 15
(1) Në mbledhjet e Komisionit shtetërorë zgjedhorë dhe komisionet komunale zgjedhore do të përdoret gjuha shqipe apo siç shkruhet në ligj së paku 20% të qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase gjatë realizimit të zgjedhjeve në punën dhe procedurat e të gjitha komisioneve, dhe trupave tjerë dhe institucioneve në mënyrë të barabartë, përdoren dhe zbatohen gjuha maqedonase dhe alfabeti I saj cirilik dhe gjuha të cilën e flasin së paku 20% të qytetarëve dhe alfabetin e saj.
Neni 16
(1) Emri I rrugës, sheshit, urës dhe objekteve tjera infrastrukturore në të gjithë njësitë e
vetëqeverisjes lokale te të cilat 20% e qytetarëve flasin gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase dhe në Shkup shkruhet në gjuhë maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj si dhe në gjuhë të cilat janë gjithëpërfshirëse nga bashkësia ndërkombëtare.
(2) Në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë si dhe aeroportet në rajonet ku 20% e qytetarëve flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, titujt e institucioneve mbishkrimet tjera dhe udhërrëfyesit shkruhen në gjuhë maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e tyre.
Neni 18
(1) Për të realizuar qëllimet e këtij ligji, promovimin, mbrojtjen dhe zbatimin e njëtrajtshëm të gjuhës zyrtare që e flasin 20% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e saj, themelohet Agjenci për zbatim të gjuhës të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Neni 20
(1) Për monitorim të zbatimit të plotë dhe të përpiktë të dispozitave të këtij ligji që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës, formohet Inspektorat për përdorim të gjuhëve (në tekstin e mëposhtëm: Inspektorati) në përbërje të Ministrisë së drejtësisë me cilësi të personit juridik.
Neni 22
(1) Gjoba pre 4.000 deri 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do t’ju shqiptohen organeve nga neni 1 paragrafi (3) dhe neni 2 paragrafi (3) si dhe gjitha institucioneve tjera për mosrespektim të dispozitave të këtij ligji.
(2) Gjoba nga 30% e gjobës së matur do t’i shqiptohet zyrtarit apo personit përgjegjës në organet e paragrafit 1 të këtij neni.
Për të lexuar ligjin në tërësi kliko linkun:
http://www.pravda.gov.mk/documents/ligji%20i%20gjuheve%20%20-%20komplet.pdf