Ligji për pëfaqësim të drejtë, Mickoski konfirmon ekzistencën e grupit të punës

Përderisa dje ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, theksoi se ende nuk është formuar grup punues për përgatitjen e ligjit për përfaqësim të drejtë në ministrinë që ai drejton, kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se tani më ekziston një grup punues i ekspertëve që punojnë në përgatitjen e një zgjidhjeje të re ligjore për përfaqësim të drejtë dhe se ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, nuk është pjesë e saj. Ai nuk deshi të komentojë qëndrimet e individëve nga partnerët e koalicionit.
“Po, ka një grup pune në të cilin ka ekspertë që po punojnë për hartimin e një zgjidhjeje ligjore që do të jetë kushtetuese, e cila pasi të përcaktohet do t’i jepet publikut për inspektim, do të dëgjojmë vlerësimin e opinionit dhe më pas të Komisionit të Venecias. Po, ka një grup të tillë dhe ministri Minçev nuk është në atë grup.”, – theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Një ditë më parë edhe deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, tha se grupi i punës që do ta punojë Ligjin për përfaqësim të drejtë ekziston dhe përbëhet nga përfaqësues të koalicionit VLEN, VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes “E di”.