Ligji për përmbarim, pritet ulje e tarifës pagesore

Maqedonia është në pritje të ndryshimeve të ligjit për përmbarim, me të cilën përfundimisht do të rregullohet procedura dhe nevoja reale e tarifës së përmbarimit që shpesh herë, kalon borxhi fillestar i qytetarëve.
Ministria e Drejtësisë është në fazën përfundimtare të përpilimit të draft- versionit të këtij ligji, ndërsa Konfederata e Organizatave Sindikale është në pritje të jep sugjerimet, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me uljen e tarifës së përmbarimit dhe ndalesat e bllokimit të xhirollogarive të qytetarëve me status social.

Marketing

“Siç e dini disa organiza joqeveritare së bashku me konfederatat e organizatave sindikale vazhdimisht apelojnë për ndryshimet imediate të ligjit për përmbarim të cilët duhen miratuar në vend. Shpresojmë se në afatë sa më të shkurtur propozim ndryshimet do të na dërgohen edhe neve për të dhënë sugjerime dhe propozimet që kemi dhe shpresojmë shumë se do na jepet mundësia që të marrim pjesë në debatin kuvendor kushtuar këtij ligji. Kërksa jonë kryesore mbetet që të ulët tarifa e përmbarimuesve, të mos bëhet reketim i qytetarëve si deri tani, të ndalen bllokimet masovike të xhirollogarive dhe pse jo përmbaruesit të kthehen me punë në gjykatë”, tha Marijan Ristevski,nga Konfederata e Organizatave Sindikale.

Autoritetet e ministrisë së drejtësisë informojnë se propozim ndryshimet për përmbarim së shpejti do të dorzohen në Qeveri, ndërsa pas përfundimit të pushimeve verore të njëjtat do të dërgohen për debatë në Kuvend. Pas miratimit të ligjit, do të vendoset edhe tarifa e re.

“Ndryshimet e ligjit për përmbarim janë bërë gati dhe për momentin ato janë në ministrinë e drejtësisë. Në periudhën e ardhshme ato do të dërgohen në Qeveri edhe më pas në Kuvend. Në këto ndryshime është ridefinuar nevoja për përpilimin e një tarife e re për përmbarim e cila e njëjta do të përgaditet nga ana e ministrisë së drejtësisë dhe do të miratohet pas ndryshimeve të ligjit”, thuhet në komunikatën e ministrisë së drejtësisë.

Sindikalistët njëherit ngrejnë zërin kundër miratimit të ligjit për shlyerjen e interesit për pagesën e borxheve të qytetarëve që u propozuan me konsenzus nga të gjitha partitë politike. Ata thonë se ky ligj nuk zgjidh fare problemet e qytetarëve, por detyrojnë të njëjtit ti shlyejnë borxhet e vonuara të cilët shteti më herët nuk ka mundur ti paguaj e që nuk kanë të drejtë tua bëjnë qytetarëve.

“Nuk pajtohemi me ndryshimet e propozuara për fshirjen e interesit të borxheve të mbetura që para 10 ose 20 vjetëve dhe shpresojmë shumë se deputetët do ta tërheqin këtë ligj. Vlersojmë se së bashku me partitë politike do të duhet përpiluar një ligj tjetër për fshirjen e interesave dhe borxheve të mbetura të qytetarëve me ç’rast njëherë e përgjithmon do të ulët padrejtësia që u bëhen atyre”, tha Ristevski.

Në ndërkohë ministrja e drejtësisë Renata Deskovska pas marrjes së postit paralajmëroi se angazhimi i saj primar në këtë dikaster do të jetë përmirësimi i gjendjes së qytetarëve me realizimin e të drjatave të tyre dhe reformat në gjyqësor.

Marketing