Thellohen dallimet mes pushtetit dhe opozitës mbi propozim-Ligjin e Prokurorisë Publike. VMRO-DPMNE-ja e cila deri tani ka qenë pjesë e grupeve të punës, pas debatit publik kërkon që tekstin e ligjit ta hartojnë ekspertët. Hristijan Micksoki propozoi gjashtë emra profesorësh, duke kërkuar që të njëjtën gjë ta bëje edhe pushteti. Në rast se Kuvendi nuk shpërndahet më 12 shkurt shkaku i mos miratimit të këtij ligji, opozita do të propozojë shpërndarjen e tij.
Të jemi të qartë, VMRO-DPMNE-ja nuk është kundër Ligjit për Prokurorinë Publike, por është kundër ligjit partiak me të cilin do të mbrohet krimi. Çdo zgjidhje ligjore duhet miratohet me konsensus dhe me mbështetjen e ekspertëve. Për këtë arsye propozoj që Ligji për Prokurorinë të vijë nga ekspertët në Fakultetin Juridik të cilën kanë përvojë në këtë materie dhe që ishin pjesë e debatit. Ta vendosim profesionalizmin mbi interesat partiake. Ligji që do të propozohet prej tyre, VMRO-DPMNE-ja do ta mbështes pa mëdyshje – tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.