Filloi debati në Komisionin për çështje evropiane për amendamentet e partive politike për ligjin e Prokurorisë Publike. Gjithsej janë dorëzuar 51 amendamente, pjesa më e madhe nga VMRO-DPMNE-ja. Debati fillon me 10 amendamentet për te cilat partitë kanë arritur marrëveshje gjatë pushimit të seancës. Për të tjerat do të debatohet më vonë gjatë kësaj seance./Alsat