Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës pritet të vazhdojnë nesër negociatat për ligjin e prokurorisë publike. Për nesër është caktuar edhe seanca e Komsionit për çështje evropiane por siç njoftoi një ditë më parë kreu i tij Artan Grubi, prioritet është harmonizimi i qëndrimeve. Kjo lentë hapur mundësinë që debati në komision të mos fillojë nesër por nga java e ardhshme. Edhe nga qëndrimet e sotme publike, palët duket se nuk kanë lëvizur nga pozitat e tyre. Kryeministri Zaev deklaroi se pushteti është i gatshëm për të lëshuar pe por duke ruajtur linjat e kuqe që nënkupton vazhdimin e lëndëve të speciales.
Unë shpresoj, shpresoj që askush nuk e bën këtë për t’i mbytur lëndët që ata të mos kenë të ardhme dhe të mbrohen kriminelë të caktuar. Këtë nuk do ta tolerojmë dhe nuk guxojmë ta tolerojmë. Kompromisi duhet të ekzistojë por të mos i kalojë linjat e kuqe. Linja e kuqe është që PSP-ja të ketë të ardhme, para së gjithash lëndët që janë para gjykatave, ata që janë në hetim dhe ata që janë në parahetim. Ata duhet të kenë të ardhme. Të ardhmen e tyre duhet ta vendosë sistemi i gjyqësorit, prokurorët dhe gjykatësit por jo ne politikanët”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.
Për kreun e opozitës Hristijan Mickoski, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska e cila drejton negociatat, nuk synon reforma reale në gjyqësor.
Në vend që ta shfrytëzojë momentin t’u kërkojë falje qytetarëve për momentet joshembullore, përqafimeve dhe takimeve me personin e njohur Bokin 13 dhe të japë dorëheqje, ajo nuk e bëri dhe përkundrazi bën thirrje për urrejtje ndaj opozitës duke mos mbajtur llogari për të bërë reforma në gjyqësor dhe në prokurori. Qëllimi i saj i vetëm është si të gjindet mënyrë për t’u ballafaquar me ata që mendojnë ndryshe”-tha Hristjan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Partia e Mickoskit, së fundmi kërkon që në procesin e emërimit të prokurorit të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion të nivelit të lartë, departament ky i parapara me propozim/ligjin e ri, të mos përjashtohet Kuvendi dhe Komisioni për zgjedhje dhe emërime, me të cilin udhëheq opozita. Përzgjedhja e komisionit të përfundojë në Këshillin e Prokurorve publik për vendim final. Kërkesa e VMRO-DPMNE-së është që propozimi të jetë i partisë më të madhe opozitare. Sipas tyre, pushteti nuk jep sinjale kompromisi për këtë, gjë që jep përshtypjen se preferon Villma Ruskoskën, e cila, në këtë rast, nuk është e pranueshme për partinë e Mickoskit.