Ligji për Prokurorinë Publike sot në rend dite

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për sot ka caktuar seancën e 135-të, ku në rend dite përpos propozim-ligjit për Prokurorinë Publike do të jetë edhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik. Seanca është caktuar në orën 13, përcjell INA.

Marketing

Përpos kësaj, në faqen zyrtare të Kuvendit nënvizohet se në ora 14.00 është caktuar mbledhja e Komisionit për politikë të jashtme, ku para deputetëve do të prezantohen platformat e kandidatëve të nominuar për ambasadorë në Kosovë, Shqipëri, Katar, Danimarkë, misionit pranë OKB-së në Gjenevë dhe misionit të KE-së në Strasburg.

Për nesërështë caktuar seanca e 137, ku në rend dite do të jetë shpërbërja e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare