Lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski tha se partia e tij nuk pajtohet me propozim ligjin, duke shtuar se mbështesin një ligj i cili do të sigurojë drejtësi për të gjithë qytetarët në vend, pavarësisht nëse ata kanë përkatësi partiake ose jo. Ai pret që kuvendi të shpërbëhet në 12 shkurt.
“VMRO-DPMNE është për Ligjin për Prokurorinë Publike. Por, një ligj që do të jetë i drejtë dhe një ligj që do të sigurojë drejtësi për të gjithë qytetarët në vend, pavarësisht nëse ata kanë përkatësi partiake ose jo. Kjo që sot na propozohet si propozim ligj në kuadër të kuvendit nuk është I tillë. Nuk mundet VMRO-DPMNE të bëjë asgjë, dhe askush, sepse kjo është me procedurë të shkurtuar, nëse i përdorim mundësitë demokratike dhe të rregulllores, kjo është ajo, nëse i kanë 80 do ta kalojnë, dhe aq” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Kanë mbetur edhe katër ditë para shpërbërjes së pritur të Kuvendit, pushteti dhe opozita ende nuk i kanë harmonizuar qëndrimet për ligjin për prokurorinë publike.