Ligji për Prokurorinë shkon në Kuvend pa marrëveshje

Ligji për Prokurorinë publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publike, javën e ardhshme shkon në Kuvend, ku është caktuar mbledhje për të martën. edhe pse tani për tani ende nuk ka marrëveshje mes grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës.

Marketing

Mbledhja e Kuvendit për propozim-ligjin është caktuar për më 27 gusht, pas kthimit të deputetëve nga pushimi kolektiv. Për ligjin nevojitet shumicë prej dy të tretave, përkatësisht mbështetje prej 80 deputetëve.

Nga Ministria e Drejtësisë për MEDIAL-n thonë se tani për tani nuk është caktuar takim i ri, edhe pse paraprakisht ishte paralajmëruar se bisedimet do të vazhdojnë të dielën. Konsiderojnë se kompromisi duhet të ndërtohet në Kuvend.
“Obsioni më i mirë është konsensusi të bëhet në Kuvend. Është dërguar teksti dhe është mirë të gjithë deputetët që kanë vërejtje të parashtrojnë amandamente”, cekin nga Ministria e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, këtë javë në intervistë për një gazetë ditore tha se pengesë gjatë negociatave për Ligjin për prokurorisë publike nuk është Katica Janeva por kërkesa për mbylljen e procedurave të cilat janë filluar nga PSP-ja pas periudhës prej 18 muajve të parë dhe shkatërrimi i dëshmive të grumbulluara deri atëherë.
Takimi i fundit mes grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës për Ligjin për prokurorinë publike u mbajt në korrik dhe edhe pse pritej ato të vazhdojnë me punë nga fillimi i kësaj jave, kjo nuk ndodhi.

Ndërkohë, pozicionet e të dy palëve janë të pandryshuara. Pushteti, siç potencoi disa herë, është i gatshëm t’u përgjigjet kërkesave të caktuara të opozitës, por megjithatë linja e kuqe është lufta pa kompromis kundër krimit, përderisa opozita është e qëndrimit se nuk pranon transfer automatik të prokurorëve publikë nga PSP-ja në Prokurorinë e re për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, e as që kjo të udhëhiqet nga Ruskovska.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, dje, i pyetur nëse dështojnë negociatat, a do të merrnin pjesë në përgatitjen e Ligjit të ri për PP-në, tha se negociatave duhet t’u jepet mundësia.

“T’u japim mundësi negociatave, të shohim si do të zhvillohen dhe si do të veprojnë grupet negociuese. Menjëherë sapo të kemi rezultat, përkatësisht epilog nga negociatat e tyre do të kemi edhe më vonë qëndrim se cilat do të jenë hapat tanë të ardhshëm”, deklaroi Arsovski.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, konsideron se me rëndësi është nëse në periudhën në vijim gjendet kompromis me opozitën në mënyrë që të sillet ligji për PP-në dhe në atë mënyrë, të krijohet institucion i cili jo vetëm që do t’i pastrojë tërësisht të gjitha dilemat që dolën nga bisedat e përgjuara, por në kontinuitet do të vazhdojë të luftojë me korrupsionin në nivel të lartë.
Lidhur me boshllkëun juridik rreth emërimit të pasardhësit të Katica Janevës, Osmani tha se nuk do të lëshohet në interpretim juridik të dispozitave të ligjit, por se përgjigje më e mirë është kompromisi mes faktorëve politik për zgjidhje të përhershme për PSP-në përmes ligjit të ri për PP-në.

“Vlerësoj se në kushte të situatës së tillë sensitive, të krizës dhe nivelin e shprehur të mosbesimit në institucionet, ilaçi më i mirë dhe më i qëndrueshëm është kompromisi dhe konsensusi mes faktorëve në shoqëri. Zgjidhjet unilaterale mund të jenë hyrje edhe në përkeqësime shtesë të situatës. Zbrazëtira lidhur me vazhdimin e funksionimit të institucionit mund të ketë edhe pasoja më të mëdha lidhur me unilateralitetin. Në këtë moment është zgjidhje më e mirë nëse Këshilli i prokurorëve publikë me Kuvendin mbledhin forca që përkohësisht ta mbulojnë zbrazëtirën në pajtim me dispozitat ligjore, por edhe më me rëndësi është të gjejmë zgjidhje të përhershme për PSP-në përmes ligjit të ri për PP”, tha Osmani, i cili përsëriti se kjo është e mundur pasi dallimet nuk janë të patejkalueshme dhe me pak ngritje mbi interesat partiake, duke e marrë parasysh pritjen e vendimit për datë në tetor. .

Marketing