Rasti “Reket” nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë tek funksionimi i grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës, të cilët kanë synim t’i harmonizojnë qëndrimet rreth ligjit për Prokurorinë publike. Këtë e konfirmojnë edhe vetë përfaqësuesit e partive. Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska – Vançeva thotë se takimet e grupeve zhvillohen sipas nevojës dhe shpreson se do të ketë rezultat.
Unë me të vërtet shpresoj se e gjithë kjo do të japë rezultat, por më e rëndësishme në aspektin politik është që rezultati të arrijë atje ku e ka vendin, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për shkak se aty është vendi ku miratohen ligjet, pasi ne pavarësisht se cilës parti politike i përkasim duhet të japim kontributin tonë në përmirësimin e tekstit të ligjit- deklaroi Snezhana Kaleska – Vançeva, LSDM.
Nga VMRO DPMNE-ja thonë se grupet e punës funksionojnë dhe thonë se nëse pushteti ka për qëllim të luftojë krimin, duhet të pranojë ofertën e opozitës.
Për momentin grupet kishin disa takime. Kështu që nëse janë të sinqerta qëllimet e Zoran Zaevit, të Renata Deskovskës dhe LSDM-së ta pengojnë të gjithë krimin, por siç duket nuk janë të sinqerta qëllimet por provojnë ti lajnë të gjithë ata njerëz të cilët janë të inkriminuar në të gjitha rastet. Nëse i kanë qëllimet e sinqerta besojmë se do të pranojnë gjithçka që ofruam, nëse nuk i kanë do të provojnë të miratojë ligj i cili duhet ti amnistojnë në të ardhmen e afërt ,kur do të jenë në atë tavolinën të prokurorisë ku duhet të jenë- deklaroi Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.
Grupet e punës të krijuara nga pushteti dhe opozita takimin e radhës e kanë paralajmëruar për më 15 gusht. Qëllimi i tyre është që të arrijnë marrëveshje për Ligjin e Prokurorisë Publike, Kodin zgjedhor dhe për disa ligje të tjera reformuese.