Ligji për Prokurorinë, VMRO-ja thirret në grupet e punës

Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të këmbëngul për kompromis me opozitën për Ligjin për Prokurorinë Publike.
VMRO-DPMNE-ja thirrjen e kryeministri Zaev e vlerëson si qesharake, duke i kujtuar të parit të ekzekutivit se mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike ekzistojnë grupe pune.

Marketing

Nuk ka absurditet më të madh se sa për reforma të flet Zaev i cili kërkonte një euro për Vicen. Gjykatësit e tij nuk arritën ta fshehin krimin që e pa i gjithë opinioni. Tani të njëjtit kërkojnë që të mos gjykojnë një njëanshëm dhe të sillen profesionalisht. Prokuroria e llojit Ruskoska dhe gjykata e llojit Kacarska janë gjithçka përveç se të pavarura. VMRO- DPMNE është për prokurori të pavarur e cila do ta ndjek penalisht krimin dhe korrupsionin pavarësisht ngjyrës dhe përkatësisë politike. Ne jemi për prokurori e cila punon me parimin e sundimit të ligjit dhe mbi bazën e konventës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”-pohoi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.