Ligji për PSP-në, Jashari: Marrëveshja e vështirë, arsyeja interesat personal

Dakordimi i qëndrimeve për ligjin për prokurori të përgjithshme nga grupet e punës nuk do të vijë shpejt pasi bëhet fjalë për një çështje mjaft delikate ku vendoset edhe fati i Prokurorisë Speciale. Analisti politik Hasan Jashari thotë se palët në bisedime nuk kanë prioritet interesin shoqëror por të individëve.

Marketing

“Kemi të bëjmë me një çështje mjaft delikate dhe një çështje të vështirë dhe nuk duhet shumë të presim shpejt e shpejt të bëhet një punë e tillë duke marrë parasysh interesin e madh publik që prodhon kjo prokurori d.m.th. edhe interesimin e palëve që marrin pjesë nëpër debate, do të thotë partitë politike të cilat shpesh herë nuk shohin interesin e përgjithshëm shoqëror te kjo prokurori, por shohin interesin se sa pjesëtarë apo funksionarë të saj do të jenë të atakuar, të sulmuar nga kjo prokurori”, tha Hasan Jashari, analist.

Edhe arritja e kompromisit për 2/3 e votave do të ishte rezultat i pazareve politike, thotë Jashari. Sipas tij jashtë kombinimit të 80 votave mund të mbetet VMRO, funksionarë të së cilës janë nën hetime nga specialja.

“Sa i përket VMRO-së, ajo është një pikëpyetje e madhe duke marrë parasysh faktin se atje në numër I madh I kuadrove të qeverive të mëparshme janë sjellë ndaj pronës shoqërore si në afçën e babës. Tani vjen koha që të luftohet korrupsioni gjë që ishte edhe një sugjerim I Unionit Europian se Maqedonia ende nuk ka filluar si duhet ta lufton korrupsionin. Andaj ka një trysni nga shumë anë që definitivisht të vihen disa parakushte, disa parametra të cilat e rikthejnë shtetin ligjor dhe definitivisht të luftohet korrupsioni”, tha Jashari.

Takimi i tretë midis grupeve të punës midis LSDM-së, VMRO-së dhe BDI-së, ka përfunduar pa sukses pasi VMRO kërkon që specialja të shkrihet në repart të prokurorisë së përgjithshme dhe të emërohen prokuror I ri special. Kryeministri Zaev paralajmëroi përfshirjen në bisedime edhe të grupeve më të vogla parlamentare. Opozita shqiptare është shprehur për forcimin e funksionimit të PSP-së si trup i posaçëm. Tetë deputetët e pavarur të VMRO-së nuk publikojnë qëndrimin e tyre, pasi këtë do ta zbulojnë nëpërmjet amendamenteve në kuvend.

Marketing