Ministria e Arsimit shpalli konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme

Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë se Veriut për vitin shkollor 2019/2020 ofron gjithsej 35.690 vende, edhe atë: 24.581 me mësim në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe. Numri i nxënësve të regjistruar në klasën e nëntë në vitin shkollor 2018/2019 është 20.030.

Marketing

Për arsimin profesional katërvjeçar janë parashikuar 18,365 vende të lira, për arsimin profesional trevjeçar janë paraparë 5,490 vende të lira, derisa për arsimin profesional dyvjeçar janë parashikuar 408 vende të lira. Për drejtimin e gjimnazit janë paraparë 10,713 vende të lira.

Prej vitit shkollor 2019/2020, në të gjitha shkollat profesionale përkatëse do të fillojnë të zbatohen planet e reja mësimore dhe 1040 programe mësimore modulare të dizajnuara për arsimin profesional katërvjeçar (në të gjitha 14 profesionet, për të gjitha 52 profilet/kualifikimet arsimore nga niveli i katërt sipas Kornizës nacionale të kualifikimeve), të cilat parashikojnë aplikimin e mësimit nëpërmjet punës në vitin e tretë dhe të katërt si element integral në sistemin e arsimit teknik dhe rritjen e pjesëmarrjes së mësimit praktik dhe ushtrimeve për nxënësit.

Më kuadër të Konkursit dhe në përputhje me kërkesat e kompanive është paraparë edhe implementimi i konceptit për arsimin profesional dual – që filloi të aplikohet prej vitit të kaluar shkollor, nëpërmjet të profilit të ri arsimor – teknik për mekatronikën industriale nga dega e elektroteknikës në dy shkolla (SHMK “Kiro Spanxhov Bërko” në Kavadarci dhe QSHEMK “Shën Naum Ohridski” në Ohër), këtë vit të zgjerohet me dy profile arsimore edhe në dy shkolla profesionale (SHMK “Riste Risteski – Riçko” në Prilep dhe SHMTK “Gjorgji Naumov” në Manastir). Për më tepër, në kuadër të konceptit për arsim profesional dual është parashikuar edhe një profil i ri arsimor nga sfera e makinerisë – teknik për makinerinë prodhuese që do të realizohet si pilot projekt në shkollat ( QSHEMK “Shën Naum Ohridski” në Ohër, SHMK “Riste Risteski – Riçko” në Prilep dhe SHMPK “Kole Nedellkovski” në Prilep).

Kompanitë që janë përfshirë në implementimin e konceptit për arsimin profesional dual e kanë marrë obligimin që t’i mbulojnë shpenzimet e transportit, të sigurojmë ushqim dhe kompensim në të holla për nxënësit derisa janë në trajnimin praktik dhe, ajo që është më e rëndësishme, t’u ofrojnë punësime pas përfundimit të arsimit.

Duke pasur parasysh faktin që në periudhën e kaluar është rritur interesimi në mënyrë të konsiderueshme edhe për profilin arsimor elektricist – elektromontues i rrjeteve elektroenergjetike që, realizohet në dy paralele në SHME “Mihajllo Pupin” në Shkup, dhe në bashkëpunim me EVN, prej këtij viti shkollor ky profil arsimor do të fillojë të realizohet edhe në një paralele të SHMK “Gostivari” – Gostivar.

Gjatë paraqitjes për drejtimin gjimnaz, nxënësit gjatë vetë regjistrimit duhet të përcaktohen në përputhje me afinitetet e tyre, për sferën dhe kombinimin adekuat (A ose B) që do ta mësojnë gjatë arsimit të tyre.

Gjatë paraqitjes nxënësit duhet t’i parashtrojnë dokumentet në vijim:

– Fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitjen për regjistrim nxënësi e merr nga shkolla në të cilën dëshiron të regjistrohet dhe e njëjta është pa pagesë);
– Dëftesat origjinale prej klasës së VI-IX;
– Diploma (nëse posedon) nga vendi i I-rë, i II-të ose i III-të i fituar në garat ndërkombëtare dhe shtetërore në gjuhën amtare, gjuhë të huaj, shkencat natyrore, matematikë, kimi, fizike, biologji dhe gjeografi dhe lëndë mësimore që kanë rëndësi për profesionin e zgjedhur;
– Certifikatë nga libri amë i të lindurve (pa marrë parasysh datën e lëshimit).

Nxënësit gjatë paraqitjes në Akademinë e Sportit duhet të parashtrojnë edhe vërtetimin e aftësive për shkathtësi sportive për sportin të cilin nxënësi është kontrolluar.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve realizohet në një afat regjistrimi me tre paraqitje (dy paraqitje në muajin qershor dhe një në paraqitje në muajin korrik).

Paraqitja e parë dhe regjistrimi i nxënësve realizohet më 17 dhe 18 qershor 2019, ndërsa rang lista me rezultatet e regjistrimit dhe vendeve të lira do të publikohen më 19 qershor 2019.

Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat e arsimit të mesëm më 21 qershor 2019, ndërsa rang listat përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 21 qershor 2019. Kontrollimi i njohurive të nxënësve të komuniteteve do të realizohet në gjuhën në të cilën nxënësi e ka ndjekur mësimin në shkollën fillore.

Pas publikimit të rang listave me rezultatet e regjistrimit, nxënësit të cilët nuk janë regjistruar në shkollë, janë të obliguar që në afat prej 48 orëve të tërheqin dokumentacionin e dorëzuar në shkollë, ndërsa shkollat kanë detyrimin që t’ua kthejnë nxënësve tërë dokumentacionin brenda afatit të caktuar.

Paraqitja e dytë dhe regjistrimi i nxënësve realizohet më 24 dhe 25 qershor 2019 ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 26 qershor 2019.

Paraqitja e tretë dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet më 1 korrik 2019, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira të punës do të publikohen më dt. 2 korrik 2019.

Nxënësit të cilët dërgohen në provim përmirësues, provim të vitit, provim për avancim më të shpejtë mund të regjistrohen në shkolla në të cilat ka vende të lira pas afatit të qershorit, më dt. 26 gusht, duke parashtruar dokumentacion dëshmie.

Paraqitja për Programin Matura Ndërkombëtare në Gjimnazin “Josip Broz Tito” do të realizohet prej 6 deri më 16 maj 2019.

Shkollat, pas paraqitjes së parë, mund të ulin numrin e pikave minimale të përcaktuar sipas Konkursit deri në 10 pikë, përveç në drejtimin gjimnaz, në drejtimin ekonomik-juridik dhe tregti dhe atë të mjekësisë.

Shkollat janë të obliguara që me thirrje të brendshme për paraqitjen e dytë, respektivisht paraqitjen e tretë, ta theksojnë minimumin e pikave të përcaktuara me të cilat nxënësit mund të konkurrojnë për regjistrim në një plan-program të caktuar. Publikimi i pikave minimale duhet të bëhet më 21 qershor 2019 për paraqitjen e dytë, respektivisht më 28 qershor 2019 për paraqitjen e tretë.

Nuk do të ketë ulje të pikëve në drejtimin gjimnaz, në drejtimin ekonomik-juridik dhe tregti dhe atë të mjekësisë.