Ligji për regjistrimin e popullsisë, Hoxha: Qëndrimet janë harmonizuar

As në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë nuk ka qenë në rend dite Ligji për regjistrimin e popullsisë.

Marketing

Zëdhënësi, Muhamet Hoxha, mohon se ende ka kontradikta në qëndrime mes partnerëve në ekzekutiv, duke potencuar se qëndrimet janë harmonizuar dhe po bëhet përgatitja teknike. Shpreson që javën e ardhshme propozim ligji të jetë në rend dite për diskutim.

Një javë më parë ekzekutivi potencoi se propozim ligi do të shqyrtohet sapo partnerët e koalicionit të konkretizojnë pjesën e vendimeve të Komisionit për Regjistrimin, të cilat për të qenë valide nga BDI këmbëngulin që të figurojë edhe nënshkrimi i kryetarit por edhe ai i nënkryetarit.

“Nuk ka ndonjë arsye e cila e shtyn miratimin e propozim ligjit në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. I kemi harmonizuar të gjitha dilemat dhe bëhet fjalë vetëm për përgatitjen teknike të të njëjtit dhe do të jetë në procedurë në qeveri dhe shpresojmë që javën që vjen të jetë edhe në rend dite, duke i ditur edhe përcaktimet e qeverisë së RMV-së, se vitin e ardhshëm duhet të kemi regjistrim të popullsisë”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.