Ndonëse Gjykata Kushtetuese vendosi që vendimi për Ligjin e gjuhës shqipe te shtyhet, vijon ende debati mbi këtë ligj.
Bekim Qoku nga VLEN nuk heq dorë nga mendimi i tij se ligji për gjuhën shqipe është i keq, i njejti ligj për të cilin deri pak ditë më parë si koalicion VLEN e mohonin.
Qoku në Facebook shkruan: Më mirë pa ligj sesa një ligj i keq.
Kujtojmë se Fronti Europian protestoi kundër Gjykatës Kushtetutës për debatin mbi legjitimitetin e gjuhës shqipe, teksa nga VLEN thanë se ligji nuk do të preket.