Ligji për tregjet e gjelbërta nuk do të shtyhet

Ligji për tregti nëpër tregjet e gjelbra do të zbatohet nga 1 janari. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është i prerë se nuk ka hapësirë për anulim, siç kërkuan shitësit, por u premtoi se nëse gjejnë zgjidhje të përbashkët për ndryshimet në ligj, kjo mund të ndodhë gjatë periudhës së ardhshme.

Marketing

Në momentin kur ne si ministri dhe në të njëjtën kohë në bisedime me Odat do të shohim se ka mangësi në realizimin e përcaktimeve ligjore, gjithsesi se do t’i propozojmë Kuvendit që të bëjmë ndryshime plotësime të ligjit”- pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Edhe pse kërkesa e shitësve për anulimin e ligjit për kohë të papërcaktuar nuk kaloi para autoriteteve, ata për Alsat megjithatë shprehen se janë të kënaqur që ministri Bekteshi ka paralajmëruar takim dhe ndryshime të mundshme. Nga ligji që duhet të hyjë në fuqi nga Viti i Ri, shitësit kërkojnë korrigjim të pesë pikave.

Mes tyre është edhe dhënia e licencave për tregti nëpër tregjet e gjelbra, përkatësisht se kush mund të shesë e kush jo. Propozimet e tyre pranë Ministrisë së Ekonomisë ata i kanë dërguar para një jave, që sipas autoriteteve është afat i shkurtë për çfarëdo ndryshimesh në Kuvend.

Tani apo nga janari i vitit 2019-të është e pamundur që në tregjet e gjelbra të bëjnë tregti personat që realizojnë të ardhura në bazë të pensionit, të ardhura në bazë të punës, kontratës në vepër apo nga formulimi i përgjithshëm i tregtarëve- individ. Deri më tani ata e kishin këtë mundësi, prej tani me Ligjin e ri ata nuk do të kenë të drejtë të tregtisë në tregjet e gjelbra”- tha Daniela Mihajllovska- Vasilevska nga Oda ekonomike.

Përveç asaj se kush mund të marrë me qira në tregjet e gjelbra dhe kush mund të punojë në përgjithësi, shitësit nuk pajtohen që vetëm një nga tre odat të mund të ndajë licenca pune. Ata kërkojnë që me një licencë të mund të merren me qira më shumë tezga.

Ata gjithashtu kërkojnë që me një licencë të merren me qira më shumë tezga. Gjithashtu kërkojnë t’i mundësohet shitësit që posedon licencë të mund t’ia japë legjitimimin anëtarëve të familjes së ngushtë, nëse për shkaqe objektive ai s’mund ta kryejë këtë veprimtari.