Ligji kushtetues për zbatimin e amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës, sot është në rend dite në seancën e Komisionit kuvendar për Çështje Kushtetuese, ku dje votoi katër propozim-amendamentet për ndryshime kushtetuese.
Në seancën e djeshme nuk morri pjesë partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Koordinatori i grupit kuvendar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski njoftoi se nuk do të marrin pjesë në fazat e ardhshme të procesit për ndryshime kushtetuese, që, siç tha ai është farsë.
Dje debati u zhvilluar kryesisht rreth shtetësisë, përkatësisht neni 2 paragrafi i dytë ku parashihet shtetësia të jetë “maqedonase/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore”.
Vërejtjen vinin nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe nga Lëvizja besa që kërkuan që në pjesën e shtetësia ku është cekur “maqedonase/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore”, të fshihet termi “maqedonase” dhe të shkruhet vetëm “shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore”.
Pas mbarimit të debatit në Komisionin kushtetuese, propozim-amendamentet duhet të shqyrtohen dhe të votohen në seancë plenare.
Kryetari i Kuvendi, Talat Xhaferi njoftoi se pret që kjo të caktohet pas festave të krishtlindjeve, diku ka 9 janari për të përfunduar në votim më ka mesi i janarit, përkatësisht më 15 janar.
Ndryshimet kushtetuese në fazën e tretë dhe përfundimtare miratohen me shumicën prej dy të tretave