Ligjin për Prokurorinë Publike, partitë përafrojnë qëndrimet

Rritja e buxhetit të prokurorisë dhe gjetja e modeleve për përgjegjësi më të madhe të të punësuarve dhe prokurorëve janë dy çështjet për të cilat përfaqësuesit e pushtetit dhe të opozitës në bisedimet e djeshme për Prokurorinë publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së, i përafruan qëndrimet.

Marketing

Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski pas takimit që u mbajt në Qeveri deklaroi se me opozitën janë hapur temat për financimin e Prokurorisë si dhe tema për përgjegjësinë e prokurorëve.

“Këtu kemi përfarim të qëndrimeve në pjesën e rritjes së Buxhetit që do ta kishte Prokuroria në RMV. Pra, ta rrisim Buxhetin e Prokurorisë, si të përfitohet pavarësi më e madhe si organ. Biseduam edhe për gjetjen e modusit edhe për përgjegjësi më të madhe të të punësuarve dhe të vetë prokurorëve. Në këtë moment kemi përafrim të qëndrimeve, mendoj se këtu mund të gjejmë zgjidhje të përbashkët në Ligjin”, ka thënë Ristovski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka shprehur kënaqësinë që siç tha, “takimi ka qenë konstruktiv dhe janë dakorduar rreth financimit të Prokurorisë dhe përgjegjësisë më të madhe të prokurorëve”.

“Për dy çështjet që sot janë hapur është arritur përafrim i qëndrimeve. E para është mënyra e financimit dhe rritjes së pavarësisë buxhetore në Prokurorisë publike shtetërore ku shohim se lartë-poshtë ka disa ngjashmëri konceptesh dhe përafrim të qëndrimeve dhe e dyta është rritja e përgjegjësisë së vetë Prokurorëve si strukturë”, ka thënë Milloshoski.

Kryeministri Zoran Zaev në pres konferencë ka shprehur shpresë se do të gjendet zgjidhje, se pushteti veçmë ka pranuar më shumë propozime të opozitës dhe se e rishikon ligjin e propozuar nga VMRO-DPMNE.

Zaev e ka hedhur poshtë mundësinë e kushtëzimit të mbështetjes së opozitës mbi ligjin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Për Propozim- ligjin për Prokurori publike të cilin e ka propozuar Qeveria, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka caktuar seancë më 27 gusht.

Për Propozim- ligjin për të cilin nevojitet dy të tretat e shumicës është me flamur evropian dhe do të sillet në procedurë të shkurtuar. /MIA/

Marketing