Ligjvënësit e pavaksinuar përjashtohen nga parlamenti në Letoni

Ligjvënësit letonez të pavaksinuar nuk do të lejohen të marrin pjesë në parlament në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Marketing

Pas një vendimi të Asamblesë Popullore, Saeima në Riga, anëtarët e parlamentit dhe të këshillave bashkiakë në vendin e BE-së do të duhet të paraqesin një çertifikatë vaksinimi nga 15 nëntori e tutje.

Çertifikata vërteton vaksinimin e individëve kundër koronavirusit ose shërimin e tyre nga infeksioni.

Rregullorja, e miratuar të premten dhe e vlefshme deri më 1 korrik, zbatohet si për takimet ballë për ballë po ashtu edhe për takimet dixhitale. Ajo parashikon gjithashtu pezullimin e kompensimeve parlamentare për ligjvënësit që nuk janë në gjendje të punojnë në parlament, raporton ATSh.

Sipas një raporti, 91 nga 100 anëtarë të parlamentit kombëtar dhe 696 nga 758 anëtarë të këshillave bashkiakë janë të pajisur me një çertifikatë vaksinimi.

62 ligjvënës votuan pro ligjit, me shtatë vota kundër dhe dy abstenime.