Lihtenshtajn-Maqedoni, luajnë ndeshjen e nëntë

Të premten në Vaduz (stadiumi Ranjpark) në kuadër të Ligës së Kombeve do të përballen Lihtenshtajni dhe Maqedonia. Ndeshje kjo e cila do jetë e vlefshme për Grupin 4 të Ligës D. Pas katër ndeshjeve Maqedonia me 9 pikë (3 fitore 1 humbje) e kryeson renditjen e grupit. Me një fitore eventuale në ndeshjen e radhës, Maqedonia po thuajse do të sigurojë pozitën e parë në grup dhe kështu në edicionin e 2022-tës, në Ligën e Kombeve do të luajë në Ligën C.

Marketing

Po ashtu pozita e parë siguron kualifikim në play – off ( mars 2020), së bashku me kombëtaret e para nga grupet 1 – 2 dhe 3 me të cilat do të luajnë për kualifikim në Euro 2020.

Lihtenshtajni dhe Maqedonia, kanë zhvilluar tetë ndeshje, prej të cilave futbollistët e vendit kanë shënuar 7 fitore, ndërsa në një ndeshje nuk pati fitues. Golaverazhi është 31:5 në favor të Maqedonisë.

Në transfertë Maqedonia, ka shënuar tri fitore dhe kanë 1 barazim, ndërsa para 22 viteve po në Vaduz, në këtë fushë Maqedonia e pati shënuar fitoren më të lartë 11:1 dhe ishte kjo ndeshje e vlefshme për botërorin e Franca 1998.

Marketing