Udhëtarët duhet të konsiderojnë vaksinimin ndaj lisë së majmunëve nëse do të vizitojnë zonat e prekura në Afrikë: Kjo është këshilla e re e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila ka përditësuar rekomandimet e saj në përgjigje të shpërthimit të llojit të ri të virusit që po ngjall shqetësim.
Një ditë më parë u njoftua rasti i parë i tij në Europë, i regjistruar në Suedi. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli së fundi emergjencë globalë situatën e sëmundjes që njihet si mpox. Lija e majmunëve përhapet përmes kontaktit fizik të ngushtë, por mund të transmetohet edhe duke prekur sendet e infektuara si veshjet, shtratin ose peshqirët.
Ata që janë vaksinuar kundër saj në të kaluarën mund të kenë nevojë vetëm për një dozë shtesë, në vend të dy vaksinave.Dozat e vaksinës përforcuese zakonisht rekomandohen çdo dy deri në 10 vjet nëse një person mbetet në rrezik të vazhdueshëm për ekspozim.
Mpox ka marrë paktën 450 jetë njerëzish në Kongo muajt e fundit, vdekje këto të lidhura që të gjitha me llojin e ri të virusit. Mpox i takon të së njëjtës familje të viruseve si smallpox, por shkakton simptoma më të forta si, temperaturë, ethe dhe dhimbje trupi. Në rastet më të rënda, të prekurve mund t’iu shfaqen plagë në fytyrë, duar e gjoks.