Sot, në shënimin e 27 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, kishim nderin të mirëpresim kancelaren gjermane z. Angela Merkel.
Kjo vizitë në këtë ditë të shënuar për shtetin tonë është referencë e së ardhmes euroatlantike dhe është shenjë inkurajuese në prag të referendumit për Marrëveshjen e Prespës. Jemi mirënjohës që kemi aleatë të cilët nuk e kursejnë përkrahjen e tyre në hapin e radhës që Maqedonia duhet të marrë.
Qëndrojmë të guximshëm dhe të inkurajuar për këtë proces kaq të rëndësishëm i cili është kyç për pozicionimin tonë në vëllazërinë e kombeve evropiane, krah për krah me anëtarët e NATO-s., ka shkruar Lika në facebook.