Lika takon zëvendës ndihmës Sekretarin e SHBA-ve, Maroko

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika së bashku me Sekretarin shtetëror, Faton Ahmeti, realizuan takim pune me Pete Maroko, Zëvendës Ndihmës Sekretar dhe Zyrtar i Lartë për Byronë e Operacioneve të Konflikteve dhe Stabilizimit si dhe delegacionin e tij shoqërues në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Fillimisht zëvendëskryeministri Lika informoi Maroko për situatën aktuale të proceseve qeveritare në shtet dhe hapave të ndërmarra në sferën e konsolidimit dhe harmonizimit të interesave të komuniteteve brenda shtetit. “Falë platformave dhe bashkëpunimeve kemi aritur të instalojmë një demokraci më të mirëfilltë e cila na frymëzon të vazhdojmë këmbënguljen për të ndjekur qëllimet tona drejt NATO dhe BE”- tha Lika.

Në kontekstin e arritjeve me aktuale në rrugën euroatlantike, z. Maroko përgëzoi marrëveshjen e emrit me Greqinë, duke potencuar se Republika e Maqedonisë ka shërbyer si shembull i guximit dhe kreativitetit në rajon. Njëherit ai shprehu rëndësinë e synimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe falenderoi z. Lika për durimin dhe ballafaqimin me faktorët rrënues gjatë këtij procesi kompleks për shtetin.

Paralelisht, bashkëbiseduesit diskutuan rreth identifikimit dhe mënjanimit të faktorëve destruktiv në procesin e përforcimit të shoqërisë multietnike dhe në ecurinë e procesit të eurointegrimeve.

Në këtë aspekt, Lika theksoi se do të vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e mirëfilltë të parimeve të MO-së dhe njëherit falenderoi z. Maroko për përkrahjet e kahmotshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë qenë vendimtare në sigurimin e barazisë midis komuniteve në Republikën e Maqedonisë.

Marketing