Kanë filluar përgatitjet rreth punimeve për shtruarjen me asfalt të rrugës rajonale Likovë-Hotël-Matec të Komunës së Likovës.
Bëhet fjalë për rrugë regjionale me gjatësi prej 3.5km dhe gjerësi mbi 5m.
Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge regjionale arrin vlerën prej 2 milionë euro mjete këto të siguruara nga Agjencioni i rrugëve shtetërore të Maqedonisë në bashkëpunim me Komunën e Likovës.
“Komuna e Likovës në bashkëpunim me Agjencionin për rrugë shtetërore kanë bërë përgatitjet për fillimin e punimeve të rrugës ku prej dje kanë filluar punimet…. e cila rrugë është tejet e nevojshme për banorët e komunës tonë sidomos për ata të fshatrave Likovë, Hotël, Matec e Ropalcë. Kostoja e kësaj rruge kap shumën rreth 2 milion euro, vlen të theksohet se ne si komunë në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit jetësor dhe planifikimit hapsinorë kemi kryer punimet rreth kanalizimeve fekale e atmosferike në fshatrat Hotël dhe Matec përreth rrugës regjionale, gjithashtu kemi kryer punimet edhe të gyp sjellësit për ujë të pijshëm, e tani vazhdojmë punët për asfaltimin e rrugës regjionale e cila ka një peshë të madhe për qytetarët tanë “ tha Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovë.
Nga shërbimet për informim pranë komunës së Likovës na njoftuan se pas përfundimit të punimeve të kësaj rruge do të vazhdojnë punimet edhe për pjesën e mbetur të rrugës regjionale që lidh fshatrat Matec e Ropalcë.MTV2