Këshilli komunal i komunës së Likovës, për këtë vit ka ndarë mjete në vlerë prej 500 mijë euro për rikonstruimin e shkollave fillore të kësaj komune.
Kreu i komunës së Likovës Erkan Arifi, për TVM2 tha se ky buxhet është parapa për rikonstruimin e atyre shkollave të cilat kanë nevojë.
“Për sivjet komuna jonë, nga buxheti vetanak ka paraparë 500 mijë euro, të cilat do të shërbejnë për rekonstruimin e shkollave fillore edhe atë shkolla fillore e fshatit Nikushtak, Vishticë, Ropalcë, Sllupcan dhe Llojan, si dhe në shkollën e mesme “Ismet Jashari”, kemi parapa ti rregullomë ato hapësira për zhvillimin e procesit edukativo arsimorë në sistem kabinetik, që të munden sa më mire, ata nxënës të zhvillojnë aktivitetet me kabinetet e nevojshme për lëndët profesionale”, tha Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.
Erkan Arifi, gjithashtu na njoftoi se në këtë aktivitet të komunës që ai drejton, janë paraparë edhe ndërtime të terreneve të hapura sportive për ato shkolla ku momentalisht nuk ka salla apo terrene sportive.
“Dua të theksoj se në këtë projekt parashihet edhe ndërtimi i terreneve të hapura sportive multifunksionale, në ato shkolla ku nuk kemi për momentin”, tha Arifi.
Sa i përket rinovimit apo rikonstruimit të shkollave fillore në komunën e Likovës, vlen të theksohet se viteve të fundit janë rikonstruar një numër i madh i tyre duke filluar nga fasadimi i tyre, ndërrimi i dyshemeve, vendosja e dritareve dhe nxehjeve qendrore e deri te rikonstruimi total i çative.