Likovë, Nuhiu: Policia me gjoba ndaj shkelësve të masave

Numri i madh i të infekturve por edhe i viktimave nga virusi Korona në komunën e Likovës, ka shtyrë organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të ashpërsojnë masat ndëshkuese ndaj gjithkujt që nuk respekton masat mbrojtëse.

Marketing

Këtë për TVM2, e deklaroi vetë zëvëndës ministri i MPB, Agim Nuhiu, i cili zhvilloi takim me drejtues të komunës së Likovës por edhe me shefat e stacioneve policore në Kumanovë e Likovë.

“Policia nuk do të toleroj, do të ashpërsoj politikën ndëshkuese kjo nënkupton se do të shtojmë aktivitetet tona për kontrolle, prevenime por edhe sanksionime, kështuqë u apeloj qytetarëve të sillen ashtu si janë masat dhe protokollet e qeverisë, ndërkaq policia tani etutje do të jet më e rrept në drejtim të detyrimit të qytetarëve për të zbatuar këto protokolle”, tha Zv.Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.

Kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi apelon për kujdes të shtuar.

“Situata në komunën tonë është tepër shqetësuese, dhe kemi rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19, kështuqë në mënyrë të unifikuar do të angazhohemi që të kemi sa më pak numër të të infektuarve por edhe viktimave, për atë edhe apeloj deri te banorët e komunës së Likovës që të jemi më serioz kundrejtë këtij virusi, si dhe të kemi kujdes maksimal”, – tha për TVM2, Kryetari i Komunës së Tetovës, Erkan Arifi.

Deri më tani në komunën e Likovës numri i të infektuarve me virusin Korona arrin shifrën 104, pasiqë gjatë 24 orëve të fundit është regjitstruar edhe 1 rast. Për fat të keq 4 persona kanë ndërruar jetë, e në komunën e Likovës janë mbi 40 raste aktive aktualisht.