“Në bazë të thirrjes nga Agjencioni për përkrahje financiare dhe zhvillimit rural, Komuna e Likovës fiton projektin për rregullimin – rekonstruimin dhe rehabilitimin e rrugës lokale f. Mateç ( edhe atë duke filluar prej te rruga regjionale, më saktësisht kafja ” Qendra, f. Mateç e deri tek shkolla fillore në f.Vishticë ).
Mjetet financiare janë te siguruara nga Agjencioni për përkrahje financiare dhe zhvillim rural, ku në emër të të gjithë banorëve falënderojmë për kontributin zv. drejtorin Abdulselam Selami. Gjithashtu, përveç organit të lartpërmendur me mjete financiare merr pjesë edhe Komuna e Likovës prej buxhetit saj komunal.
Punimet sipas dinamikës së paraparë pritet të fillojnë prej fillimit të shtatorit.” – zyra për informim Komuna Likovës