Me rastin e 40 vjetorit të themelimit të LPK-së, dhe veprimtarisë së saj në Kumanovë dhe Likovë, në ambientet e Gjimnazit “Ismet Jashari” në Likovë është mbajtur Akademi Falemnderimi, ku morrën pjesë aktivist të njohur të LPK nga të gjitha trojet, organizator i këtij eventi, ishte shoqëria “Lëvizja”.
“Sot në 40 vjetorin e themelimit të “LPRK” dhe “LPK”, kujtojmë e nderojmë dhe përulemi me nderim të thellë para gjithë veprimtarëve, anëtarëve dhe drejtuesve të “LPRK” dhe “LPK” të cilët ran dëshmorë me armë në dorë.”, tha mes tjerash, Mirvan Xhemaili.
“Para 40 vjetëve më 17 janar 1982 me bashkimin e organizatave të kohës u krijua Lëvizja e cila më von u quajt Lëvizja Popullore e Kosovës bashkimi i së cilës ishte i dëshiruar për të gjithë atdhetarët dhe veprimtarët politik të atyre viteve.”, tha kryetair i shoqërisë “Lëvizja”-RMV, Ulusi Beqiri.
“Bashkimi politik shqiptar i vitit 1982 shënon kthesen e madhe dhe për shumëcka vendimtare në lëvizjen tone kombëtare, ishte bashkim që u vulos edhe me gjakun e tre bijëve më të mirë dëshmorët e herojt e kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka.”, tha kryetari i shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat Bislimi.
“Neve u munduan të na ndërpresin hovin por nuk na ndërprenë rrugën që e kishim për çlirimin e viseve tona shqiptare, kthesat e mëdha lëvizja i morri në vitin 1987 në mbledhjen e pare të përgjithshme kur u vendos udhëheqja e lëvizjes”, tha ish kryetar i “LPRK” dhe “LPK”(1987-1998), Fazli Veliu.
“Një nga fitoret më të mëdha të Lëzijes së shqiptarëve në Ish Jogusllavi është që nga viti 79-80 e deri në fillimet e luftës kurr nuk e humbi kontinuitetin pikërisht këtu duhet vënë theksi sepse suksesi është te kontinuiteti e vazhdimsia, këto të dyja nuk u lënduan, nuk u dëmtuan deri në fitoren e plotë të UÇK, UÇPMB dhe UÇK që nuk mund ti ndajmë sepse e kanë një nënë.”, tha mes tjerash, Ali Ahmeti.
Në fund të kësaj Akademie, aktivistëve dhe kontribuesve të dalluar të LPK , në shenjë respekti iu ndanë mirënjohje.