– INFORMATË NGA SHTABI PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM I KOMUNËS SË LIKOVËS.
– Në bazë të koordinimeve të rregullta të shtabit për mbrojtje dhe shpëtim si dhe institucioneve tjera relevante, u dëshmua se mënyra më e mirë për tu mbrojt nga kjo pandemi e rrezikshme për të gjithë ne, është që pas daljes nga shtëpia, kuptohet në rastet e patjetërsueshme, të ruajmë distancën fizike, edhe ate minimumi 2 metër, edhe ate të ken të vendosura, maskat mbrojtëse dhe dorëzat.
– Këtë e potencojmë nga vetë fakti se në komunën tonë – Likovës, nga 24 raste të konfirmuara me COVID19, pjesa dërmuese e të infektuarve janë si pasojë e mosrespektimit të distancës fizike dhe kontakteve të shpeshta mes qytetarëve.
#JuLutemi
#QëndroniNëShtëpi