Likovë, u shënua dita e komunës

Me homazhet e bëra tek varrezat e dëshmorëve të rënë gjatë luftës së vitit 2001 nga Vaksinca e deri në Nikushtak, sot filluan aktivitet për shënimin e Ditës së Komunës së Likovës, e cila përkon me 2 majin – Ditën e shpalljes së zonës së Karadakut zonë e lirë, që ma pas rezultoi me luftime të ashpra disamujore.

Marketing

“2 Maji tregon se rruga për realizimin e të drejtave të popullit shqiptar nuk ka qenë rrugë e shtruar me lule rezistenca e UÇK-së e mbështetur nga popullidhe me Marëveshja Korrnizë e Ohrit avancuan të drejtat e shqiptarëve dhe u inkorporuan në kushtetutën e RMV ”, tha mes tjerash Arifi.

“Shënimi i datës 2 Maj ka rëndësi të veçant sepse shqiptarët organizuan rezistencë në këtë anë si rezultat i mohimit dhe të drejtave të tyre, forcat e sigurisë së Maqedonisë edhe pse të ndihmuara nga shumë shtete tjera nuk arritën të depërtonin në komunën e Likovës dhe kjo rezistencë la gjurmë të thella në e curinë e re të popullit shqiptar”, theksoi Shahini.

Gjatë fjalimit të tij, Erkan Arifi përmendi një sere projektesh të realizuar në komunën që ai drejton, e në veçanti u ndal tek projketi i rrjetit të ujësjellësit për komunën e Likovës.

“Kemi arrit që të përfundojmë Filter Stacionin e ujësjellësit si dhe objektin sentimental mbfshatin Likovë, këtyre ditëve edhe është faza e testimit, ndërsa nga muaji qershorë Filter Stacioni do të lëshohet në përdorim dhe menjëher do fillojmë me fshatin e parë ta lëshojmë ujin për pije, dhe ai fshat do të jet fshati Likovë, pastaj do vazhdojmë me fshatin Orizare, Sllupçcan, Llojan e Nikushtak ku edhe jemi në përfundim e sipër të punimeve dhe dalngadal jemi duke i përgatitur dokumentacionet teknike të projektve sekondare për fshatrat Vaksincë, Opajë, Hotël, Vishticë dhe Ropalcë, qëllimi ynë kryesorë është që njëher e përgjithmonë ujin nga penda e Likovës ta lëshojm”, tha mes tjerash Arifi.

Arifi, gjithashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në përurimin e Kullës së Dëshmorëve në fshatin Sllupçan e cila do të përurohet më 2 Maj.