Lille ka bërë befasinë duke mposhtur në udhëtim AC Milanin, skuadër që nuk di për humbje në 28 ndeshjet e fundit.
Skuadra mysafire fitoi me rezultat bindës 0 – 3.
Një gabim nga Romagnoli në minutën e 22-të shkaktoi penallti për Lillen, të cilën e realizoi Yazici, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
I njëjti kompletoi het-trikun duke shënuar dy herë brenda tre minutave (55′, 58′) dhe duke ia dhënë goditjen e madhe “Rosonerëve”.
Pas kësaj fitore, Lille merr ‘timonin’ e grupit H me shtatë pikë, një më shumë se AC Milani.