Limaj mysafirë i Erdoganit në shënimin e 104-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në shënimin e 104-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë.

Marketing

Në shënimin e kësaj beteje sot në stadiumin e qytetit të Çanakkalasë është organizuar një ceremoni ku prezent ishte edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe i ftuar ishte edhe zv/kryeministri Limaj.

Pas përfundimit të ceremonisë në stadium vazhdoi pjesa e dytë e ceremonisë në Memorialin e dëshmoreve të Çanakkalasë.
Në 104-vjetorin e kësaj beteje u vlerësuan lart të gjithë të rëndet nga vendet mike që luftuan përkrah Turqisë duke veçuar edhe pjesëmarrësit në këtë betejë nga trojet shqiptare.

Marketing