Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Koordinator Kombëtar i dy qeverive, është pritur sot në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Limaj ka bërë me dije se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet e fundit në dy vendet tona, por fokusi kryesor i bisedës, sipas tij, ishte jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë. Ai ka shkruar se e ka informuar kryeministrin Rama për ecurinë e implementimit të marrëvshjeve të arritura në Pejë.
“I shpreha mirënjohje kryeministrit Rama për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tij personal, për të ndihmuar në implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve, me qëllim që bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë të mos pengohet nga asnjë barrierë apo neglizhencë burokrtatike”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.
Më tutje, Limaj thotë se bashkërisht kanë konstatuar se marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mirë për t’u realizuar.
Postimi i plotë i Limajt:
Në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, biseduam për zhvillimet e fundit në dy vendet tona. Fokusi kryesor i bisedës ishte te jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë. E informova kryeministrin për ecurinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në Pejë. I shpreha mirënjohje kryeministrit Rama për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tij personal për të ndihmuar në implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve, me qëllim që bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë të mos pengohet nga asnjë barrierë apo neglizhencë burokrtatike. Bashkërisht konstatuam se marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mirë për t’u realizuar.