Në kuvendin e sotëm Fatmir Limaj u zgjodh sërish në krye të partisë Nisma Socialdemokrate.
Limaj mori të gjitha votat e mbi 350 delegatëve të pranishëm, pa asnjë abstenim dhe votë kundër. Ai në këtë post do të qëndrojë për katër vjetët e ardhshëm.
Kujtojmë, Nisma Socialdemokrate është pjesë e Kuvendit të Kosovës, raporton KosovaPress.