Limani-Fetai: Komuna e Gostivarit shembull i transparencës dhe qeverisjes së mirë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot zhvilloi takim me zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai, i cili turrin e tij nëpër komuna e nisi pikërisht nga Komuna e Gostivarit, si shembull i transparencës dhe qeverisjes së mirë.

Marketing

Dy bashkëbiseduesit diskutuan për përvojat e komunave në kuadër të strategjisë anti-korrupsion, planeve komunale për detektimin e rreziqeve të korrupsionit dhe konflikte të interesit si dhe për rritjen e transparencës në komunë.

Në takim po ashtu u bisedua për investimet në infrastrukturë nga niveli qendror që pritet të fillojnë në shtator të këtij viti.