Limani: Huliganët nuk u takojnë popujve të qytetëruar!

Thirrjet e mbrëmshme rrugëve, shesheve, tribunave, e së fundmi edhe në rrjetet sociale të huliganëve “maqedonas” ( NUK BESOJ SE JANË ME PËRKATËSI MAQEDONASE), të cilët harrojnë që meritat më të mëdha në gëzimin e fitores në ndeshjen e fudbollit me Italinë, u’a sollën pikërisht këta “SHIPTARI”. Vlerësoj që udhëheqësia e palës maqedonase, duhet degradohen nga veprime tëkëtilla, duke i dënuar në mënyrë publike me qëllim që të mos humbet mirëbesimi i krijuar, për bashkëndërtim dhe mbrojtje të këtijë vendi.
Ndjellja e armiqësive dhe ndasive nuk janë në favor të ruajtjes së paqes dhe integritetit të shtetit.
Shqiptarët janë popull shtet’formues këtu, ndërsa elementet huligane, duhet të izolohen dhe të ndëshkohen pasi që në vazhdimësi pretendojnë të prishin kohezionin ndër etnik në vend.
Poashtu, pushteti të ndërmer masat e nevojshme dhe të mos mendojnë që defokusimi do t’u “mbulojë” dështimet politike dhe ekonomike, përmes brohoritjeve që nuk i kan takuar as kohës së gurit.

Marketing