Limani: Përpjekjet për integrim më të madh të romëve në shoqëri le t’i kthejmë në veprim

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë në prezantimin e Raportit për progresin në përfshirjen e romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në aktivitetin që u organizua nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Misioni i OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, përveç ministrit Limani, shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Val dhe ministri pa resor përgjegjës për përfshirjen e romëve, Shaban Saliu.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Limani theksoi se respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut është themeli i demokracisë dhe në këtë drejtim përgjegjësinë më të madhe për respektimin e tyre e kanë ata që marrin vendime, që krijojnë opinionin publik, por edhe Sektori joqeveritar si partner i cili është urë lidhëse mes qytetarëve dhe institucioneve.

“Republika e Maqedonisë së Veriut në rajon dhe më gjerë është bërë shembull i një vendi me tolerancë tradicionale ndëretnike dhe ndërfetare dhe një vend në të cilin respektohen dallimet. Këtë e arritëm përmes politikave që sigurojnë një shkallë të barabartë të përfshirjes dhe integrimit të të gjitha bashkësive etnike”, theksoi Limani.

Ai theksoi se romët luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një Evrope gjithëpërfshirëse dhe se Platforma Evropiane për Përfshirjen e Romëve, e nisur në vitin 2008, synon të inkurajojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave për përfshirjen e suksesshme të romëve në politika dhe praktika ndërmjet vendeve anëtare të BE-së, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile rome.

“Platforma evropiane kundër varfërisë dhe përjashtimit social – Strategjia e quajtur Evropa 2020 – ka një ndikim dhe pjesë të madhe në arritjen e integrimit të romëve. Në të përshkruhet, nxjerrja e të paktën 20 milionë njerëzve nga varfëria dhe përjashtimi social në dekadën e ardhshme”, tha Limani.

Ai iu referua faktit se si vend kemi miratuar dy strategji kombëtare për romët, 2005-2015 dhe 2016-2020, dhe se në vitin 2022 ka lansuar Strategjinë e re për Përfshirjen e Romëve 2022-2030, e cila është pjesë e strategjive për përfshirjen e të gjitha bashkësive etnike.

“Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në krijimin e programeve për punësim, shëndetësi, arsim, strehim dhe sigurimin e dokumenteve personale për komunitetin rom”, tha Limani.

Një pjesë e konkluzioneve nga prezantimi i Raportit janë se progresi më i madh është bërë në aspektin arsimor, si dhe në zgjidhjen e përhershme të gjendjes civile të romëve që nuk janë të evidentuar në librat amë në vend, nëpërmjet miratimit të zgjidhjeve ligjore. Ndërkohë që duhet bërë ende punë për të përmirësuar situatën në mënyrë që të largohen stereotipet dhe paragjykimet ndaj romëve në të gjitha segmentet e jetës sociale dhe ekonomike në Maqedoninë e Veriut.Si sfida më urgjente është ofrimi i kujdesit shëndetësor dhe sigurisë për romët, niveli i ulët i përfaqësimit të romëve në shërbimin publik dhe zhvillimi i kulturës së tyre dhe pjesëmarrja joproporcionale të romëve në jetën shoqërore dhe politike.

Marketing