Lind foshnja e parë në vitin 2024

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka lindur foshnja e parë në Shkup.

Marketing

“2024 filloi shkëlqyeshëm. Saktësisht në mesnatë në orën 00:00 në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike ka ardhur në jetë foshnja e parë e vitit të ri. Bëhet fjalë për djalë të shëndetshëm, me peshë 3760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë. I dërgojmë urimet tona të sinqerta prindërve për ardhjen e re në familjen e tyre dhe i urojmë të porsalindurit shumë shëndet, lumturi dhe fëmijëri pa brenga”, thuhet në njoftimin e MSH-së.