Foshnja e lindur nga një nënë, që e ksihte mitrën ë transplantuar nga një donore e vdekur, shënon rastin e parë të tillë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Transplanti i organit të uterusit, ka filluar të bëhet kohëve të fundit për t’iu mundësuar femrave, të cilat nuk mund të bëjnë fëmijë, shkruan Dailymail
Mirëpo rasti i foshnjës së lindur në qershor është më i veqant, sepse nëna e saj ka pranuar mitrën e një gruaje të vdekur. Kjo grua ishte pjesë e një eksperimenti hulumtues nga spitali Ohio, në të cilën u përfshinë 10 femra të tjera.
“Ne jemi të mahnitur nga rezultati. Foshnja dhe nëna janë shumë mirë më shëndet dhe procesi ka shkuar pa asnjë komplikim”, tha Uma Perni, specialist e maternitetit në spitalin e Ohios.
Me anë të këtij rezultati ne dëshirojmë t’i japim shpresë të gjithë atyre femrave, që për ndonjë arsye patologjike nuk kanë mundësi të lindin fëmijë.
Si pasojë e komplikimeve uterine përafërsisht 1 në 500 gra përballen më infertilitetin.